Brawn: Nuk duam aspak të humbasim makinën Ferrari nga Formula 1 - Bota Sot
Brawn: Nuk duam aspak të humbasim makinën Ferrari nga Formula 1

Formula 1

E martë, 16 tetor 2018

Brawn: Nuk duam aspak të humbasim makinën Ferrari nga Formula 1

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:57
Ros Brawn

“Nuk duam aspak të humbasim makinën Ferrari nga Formula 1, pasi ajo është një markë për të cilën ky sport ka nevojë, por edhe anasjelltas. Port ë gjitha bashkëpunimet kanë një limit”, u shpreh sot Ros Brawn, drejtori sportiv i garave të Formula 1, një ish-drejtues i makinës “kokëkuqe”, triumfuese me Michael Schumacher.

Duke qenë si ka kaluar një periudhë të kohës te makina italiane, ai ka lëshuar sot një mesazh “privat” te ish-pronarët e dikurshëm në lidhje me kërcënimet e Ferrarit për t’u larguar nga Botërori i Formula 1 pas vitit 2021. Rruga që kanë nisur pronarët e rinj të “Liberty Media” nuk i ka pëlqyer aspak Ferrarit, që ka kërcënuar me largim kur përfundon pakti aktual (2021).

“Do të ulemi dhe do të bisedojmë në lidhje me atë që kërkon Ferrari, çfarë mund të pranojë ajo dhe çfarë mund të pranojmë ne”, tha më tej Brawn, që po studion reformat që pronarët e rinj duan të bëjnë në sportin e Formula 1, si në aspektin teknik ashtu dhe atë sportiv. “Synojmë një zgjidhje që t’i mbajë në pistë të gjitha makinat aktuale, sidomos makinat simbol të këtij sporti, pasi ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të Formula 1, ndaj do t’i respektojmë dhe dëgjojmë. Por në një gjë jemi të gjithë dakord, askush nuk dëshiron të shpenzojë shumë parà. por asnjë nuk heq dorë nga pozicioni i tij për të qenë kompetitiv”, tha Brawn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test