Hamilton do të nënshkruaj kontratë të re me Mercedesin

Formula 1

Hamilton do të nënshkruaj kontratë të re me Mercedesin

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton shuan zërat që flasin për një tërheqje të tij të shpejtë nga Botërori i Formula 1, por edhe për kalimin e tij te Ferrari edhe pse kjo u bë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

“Mercedesi më mori në skuadër kur isha vetëm 13 vjeç. Jam pjesë e Formula 1 prej 10 vitesh dhe garoj për këtë skuadër prej 20 vitesh”.

“Është e vështirë ta imagjinoj veten në një vend tjetër. Me siguri do të nënshkruaj një kontratë tjetër me Mercedesin”, tha Hamilton.

Vlen të kujtohet se kontrata e Hamiltonit me Mercedesin skadon në fund të vitit 2018 dhe britaniku ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe kjo deklaratë e tij i fashiti përfundimisht të gjitha dyshimet në lidhje me këtë çështje.

Por, Hamilton foli edhe për një pasion tjetër të tij që është edhe më i madh se ai për makinat dhe bëhet fjalë për motorët.

“Nuk më pëlqen të drejtoj makinën normalisht, më pëlqen vetëm të garoj në pista. Në ditët normale jam zakonisht një pasagjer, por kam edhe një motor në garazhin tim”.

“Jetoj në Monako ku më pëlqen që të udhëtoj me motor, madje më duket vetja si Valentino Rossi. Jam mik më të dhe më pëlqen më shumë nga të gjithë”, vijoi Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat