“Ferrari i ri do ju habisë” - Bota Sot
“Ferrari i ri do ju habisë”

Formula 1

“Ferrari i ri do ju habisë”

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 14:33
Ferrari

Në kampin e Ferrarit premtojnë surpriza për 2018, në kampionatin spektakolar të makinave në Formula 1.

2017 hyri në histori si edicioni i parë që nuk u menaxhua nga Bernie Ecclestone që tani i ka lënë stafetën ushtrisë së marketingut, multimedias, licencave dhe teknikës së “Liberty Media”. Por, pavarësisht se doli jashtë objektivave, skuadra italiane po impenjohet në maksimum për të qenë në nivelin e Mercedesit dhe testet premtojnë shumë.

Nuk është ende koha për të gjykuar modifikimet, por Ferrari shpreson shumë që hendeku me Mercedesin do të ngushtohet më tepër sesa parashikimi, për të ndezur edhe më shumë luftën për titullin sezonin që vjen. 2018 i dha gjermanëve si fronin e Konstruktorëve, ashtu edhe atë të Pilotëve, por tendenca ka ndryshuar dhe skuderia italiane lë të kuptojë se do të ketë rezultate të ndryshme që në mars.

Nga zyrat e “blinduara” të menaxhimit sportiv, rrjedhin informacione se testet simuluese tregojnë që Ferrari ka një qëndrueshmëri më të madhe sesa në vitin 2017. Avantazhet aerodinamike i lënë në hije pikat e dobëta. Por, nëse rivali do të jetë një Mercedes si në dy garat e fundit, Ferrari duhet të punojë më shumë.

Në Interlagos u pa një Hamilton i tërbuar, më agresiv dhe me potencial të amplifikuar. Gjermanët në 40 nisje, vetëm një herë u tradhtuan nga motori, në kontrast me italianët që patën probleme besueshmërie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test