Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë - Bota Sot
Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë

Formula 1

E enjte, 18 tetor 2018

Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 07:40
Lewis Hamilton

Paketa e rregullave të reja të prezantuara për 2017 rëndoi më tepër veturat e Formula 1 nga 702 në 722 kilogramë.

Maskat ishin pothuajse të gjerësive si më parë, duke u rritur nga 245 në 305 milimetra. Gjerësia e përgjithshme e makinave u rrit nga 1800 në 2000 milimetra, duke i lehtësuar krahët me rritjen nga 1650 në 1800 milimetra.

Viti i frytshëm për Formula 1

Ferrari u mendua se do të rikthehet te titulli i kampionit të Formula 1 gjatë para testimit në Barcelonë. Ferrari SF70 ishte më pak i bukur, por tejet efektiv dhe me aerodinamik krejtësisht të ndryshme.

Por, Mercedes F1 W08 lëvizi me elegancë si paraardhëset e tjera dhe rrëmbeu titullin e kampionit në Formula 1.

Lufta për titull ishte e barabartë deri në tre garat e fundit, kur u përcaktua edhe kampioni, përkatësisht Lewis Hamilton arriti të mbronte titullin e fituar në vitin e kaluar.

Sebastian Vettel për një kohë të gjatë udhëhoqi kampionatin e garave me vetura të shpejta, por në fund erdhi në shprehje puna e bërë mirë e ekipit të Mercedesit.

Në fakt, Vettel ka fituar pesë gara ndërsa britaniku Hamilton nëntë gara, por në shumë raste në fillim të kampionatit nuk i ka përfunduar garat dhe kjo bëri që në fillim të ikte me shumë pikë ngasësi gjerman.

Valtteri Bottas u ngrit mirë me rastin e zëvendësimit të pensionuarit Nico Rosberg dhe shënoi dy fitore të rëndësishme. Ai në fund të kampionatit u rendit si i treti dhe kjo ishte arritja më e madhe në jetë.

Fituesit sipas garave të Grand Prix

Edhe në renditjen e konstruktorëve dominon për kaq vite skuadra gjermane e Mercedesit. Kjo e fundit sërish u shpall kampione në saje të garave brilante të dyshes Hamilton dhe Bottas.

E dyta u rendit Ferrari, e cila në fillim të sezonit u duk se do të jetë një super makinë, por që në gjysmë kampionatit humbi shkëlqimin.

Red Bull Renault nuk është më i kohës kur u fitoi titujt e kampionit gjersa në gjirin e vetë kishte një kampion si Sebastian Vettel.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë edhe më interesant pasi që do të ketë ndryshime të rregullave, me të cilat nuk po pajtohen disa prej skuderitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test