Barredes triumfon në etapën e dytë të Rally Dakar

Formula 1

Barredes triumfon në etapën e dytë të Rally Dakar

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:43
Barredes triumfon në etapën e dytë të Rally Dakar

Etapa e dytë e edicionit të 40 të Rally Dakar e zhvilluar në Peru u mbyll me fitoren e Joan Barredës në kategorinë e motorëve dhe Desprè në atë të makinave.

Në Pisko, piloti spanjoll i Hondës e mbylli këtë etapë me kohën 2 orë 56 minuta e 44 sekonda duke krijuar një avantazh të dukshëm ne francezin Van Beveren të Yamahas prej 2 minuta e 54 sekonda ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua austriaku Valkner me KTM me 4 minuta e 50 sekonda më shumë se Barreda. Me fitoren e kësaj etape, Barreda merr kryesimin në renditjen e përgjithshme për motorë i ndjekur nga Van Beveren dhe Valkner. 
Për makina, Siril Desprè dhe Stefan Peterhansel e harruan paraqitjen jo të mirë në etapën e parë të Rally Dakar duke u pozicionuar në 2 vendet e para në të dytën. 
Ai që u shfaq më mirë nga 2 francezët ishte pikërisht Desprè me 2 orë 56 minuta e 51 sekonda duke e lënë Peterhansel në vendin e dytë me 48 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua një tjetër pilot transalpin, Sebastian Lëb.

Ashtu sikurse ndodhi me Barredën, suksesi në etapën e dytë i dha mundësinë edhe Desprè që të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme duke lënë pas Peterhansel dhe De Viliers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat