Maverick Vinales shprehet se është gati për sezonin e ri në Moto GP dhe se mezi pret të nisin provat dimërore, për të provuar motorin e ri Yamaha. Piloti spanjoll vjet debutoi me motorin japonez, ku ai pretendonte të duelonte deri në fund për titullin, por kjo mbeti një dëshirë. Ndaj Vinales shpreson që këtë vit të ndodhë e kundërta, ku të jetë një konkurrent i fortë deri në fund të sezonit dhe të fitojë titullin kampion.
“Do të ishte fantastike nëse do t’ia arrinim këtë sezon. Ende nuk e kam provuar motorin e ri, por kam parë që është bërë një punë fantastike dhe shpresoj që ndryshimet e përgatitura të japin efektin e duhur në pistë. Duhet një motor i balancuar mirë, i shpejtë dhe i përshtatshëm për të gjitha pistat, që të mos garojmë me hope dhe të falim pikë në shumë gara. Por unë besoj se do të jemi kompetitivë”, tha Vinales.