Mercedes thumbon Ferrarin

Formula 1

Mercedes thumbon Ferrarin

Më: 24 janar 2018 Në ora: 16:27
Mercedes thumbon Ferrarin

Mercedes prej disa vitesh po dominon Botërorin e Formula 1, falë një pune të mirë që bëhet në fabrikë, duke përgatitur një makinë të shpejtë dhe fituese. Por sezoni i fundit konfirmoi se makina gjermane po tregohet më inteligjente se ajo e Ferrarit. Shefi i makinës Mercedes, Toto Wolff, tha: “I mbajmë gjithnjë sytë e veshët hapur, pasi në çdo moment jemi në kërkim të strategjive inteligjente, që na japin fitoren. Te makina italiane janë shumë të zgjuar dhe këtë vit po planifikojnë një strategji fituese, me Haas që përdor motorët Ferrari dhe Sauber që do të përdorë motorin Alfa-Romeo. Kjo do t’i japë shumë avantazhe, ndaj duhet të përgatitemi për një betejë të fortë këtë sezon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat