Pedrosa me Honda më i shpejti në ditën e parë

Formula 1

Pedrosa me Honda më i shpejti në ditën e parë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:40
Pedrosa me Honda më i shpejti në ditën e parë

Në pistën e Sepang, në Malajzi, kanë nisur sot testet e para dimrore në Moto GP, kun ë pistë kanë zberitur të gjithë pilotët. Spanjolli Dani Pedrosa me Honda ka dhënë kohën më të shpejtë në përfundim të testeve të ditës së parë, duke ndalur kronometrin në kohën 1’59”427. Një paraqitje e mirë e spanjollit, që la pas dy pilotët e Ducati, me italianin Andrea Dovizioso që ishte më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Jorge Lorenzo. Pas tyre u klasifikuan dy motorët Pramac, me Petrucci e Miller, ndërsa në të gjashtin u rendit Valentino Rossi me Yamaha.

Vetëm i shtati kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez me Honda, një sekondë më i avashtë se shoku i tij i skuadrës, duke patur disa vështirësi gjatë ditës së parë. Akoma më dobët u rendit spanjolli i Yamaha, Maverick Vinales, që u klasifikua në vendin 13-të. Provat e sotme nisën me një pistë të lagur, për shkak të një shiu të rrëmbyer që ra në orët e para, por që pushoi shpejt. Testet në pistën e Sepang do të vijojnë edhe në dy ditët e ardhshme, ku pilotët kanë nisur të provojnë motorët e rinj dhe ndryshimet e bëra në prag të fillimit të sezonit të ri në MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat