Rossi: Duhet ende të punojmë shumë

Formula 1

Rossi: Duhet ende të punojmë shumë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 14:30
Rossi

“Kam patur një ndjesi fantastike me motorin e ri, që nuk i kasha provuar gjatë vitit të kaluar”, ka deklaruar piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi në përfundim të ditës së parë të testeve dimërore, që po zhvillohet në pistën e Sepang, Malajzi. Një sinjal ky që sipas 9 herë kampionit të botës në Moto GP i jep atij shumë optimizëm për të ardhmen. “Duhet ende të punojmë shumë për të patur një motor kompetitiv, pasi nuk kemi qenë shumë të saktë në pistë, por ndjesia që provova ishte mjaft e mirë”, tha piloti italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat