Testet e zhvilluara në Sepang ishin pozitive - Bota Sot
Testet e zhvilluara në Sepang ishin pozitive

Formula 1

Testet e zhvilluara në Sepang ishin pozitive

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:38
Pamje nga një garë

“Testet e zhvilluara në Sepang ishin pozitive, por tani është koha të shohim përpara, të bëjmë një tjetër hap para në punën për të përgatitur motorin e ri. Do të provojmë motorin në një pistë të re, siç është kjo e Tajlandës, ku do të testojmë disa gjëra të reja dhe shpresojmë të jemi të shpejtë”, u shpreh Valetino Rossi, që do të zbresë sot në pistën e Chang.

Më tej, piloti italian i Yamaha, shtoi: “Këto ditë kanë qenë intensive dhe jemi përqëndruar te puna, për të mos i lënë asgjë rastësisë. Pas testeve të para, janë bërë disa modifikime për të patur një motor edhe më të shpejtë në pistë gjatë sezonit të ri. Këto teste dimërore janë të rëndësishme, që të jemi kompetitivë sezonin e ri”, deklaroi Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test