Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet makina e re - Bota Sot
Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet makina e re

Formula 1

Alfa Romeo kthehet në F1, prezantohet makina e re

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Alfa Romeo

Kur duhet ende edhe një muaj nga starti i Botërorit të Formula 1, skuadrat po zbulojnë njëra pas tjetrës njëvendëshet me të cilat do të garojnë në këtë sezon.

Dhe në radhë është Alfa Romeo Sauber, që ka hequr mbulesën për të treguar telajon e prodhuar nga bashkëpunimi më i ri i kompanisë zvicerane në pronësi të Peter Sauber dhe kompanisë italiane Alfa Romeo. 

Shtëpia e njohur e motorëve të shpejtë bën një rikthim në botën e automobilizmit pas 30 vjetësh shkëputje.

Alfa Romeo Sauber që në vitin 2018 do të garojë me modelin C37 ka zgjedhur si pilotë të saj Leclerc dhe Ericsson.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test