Wolf: E di që duhet të mbrojmë pilotët

Formula 1

Wolf: E di që duhet të mbrojmë pilotët

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Pamje nga prezantimi

Shefi i Mercedes Toto Wolf nuk e pëlqen makinën që ekipi i tij do të përdorë për sezonin e ri të Formual 1.

Lewis Hamilton ndihmoi të zbulonte W09, serinë e fundit të makinës Mercedes.

“Nuk më ka impresionuar kjo makinë,” është shprehur Wolf, për Silverstone. “Po më dhe një sharrë, do ta ndaja në dysh.

“E di që duhet të mbrojmë pilotët, por nga ana estetike duket shumë shëmtuar,” vijon Wolf, për impelentimin e ri për mbrojtjen e pilotëve.

“Është një peshë e madhe mbi një makinë, duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër. Megjithëse është impresive që tani mund të vendosësh një autobus mbi makinë dhe nuk do ta gjejë gjë, kjo mbetet një makinë për Formula 1.”

Shoku i ekipit të Hamilton Valtteri Bottas ishte ai që bëri i pari xhiro me makinën e re W09 në pistën e Silverstone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat