Bora në Spanjë, anulohet dita e tretë e testimeve në Formula 1 - Bota Sot
Bora në Spanjë, anulohet dita e tretë e testimeve në Formula 1

Formula 1

Bora në Spanjë, anulohet dita e tretë e testimeve në Formula 1

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Circuit de Catalunya-Barcelona në Spanjë

Fillimi i ditës së tretë të provave në Formula 1 është shtyrë, për shkak të borës në Circuit de Catalunya-Barcelona në Spanjë.

Pista e Montmelos ishte mbuluar nga bora kur ekipet kishin arritur për të nisur provat, duke i detyruar të gjithë të qëndronin nëpër garazhe.

Përgjegjësit e pistës nuk kanë thënë se kur do të jetë e gatshme për prova. Flamuri i kuq do të qëndrojë i ngritur derisa të përmirësohet shikueshmëria dhe të pastrohet bora.

Moti i ftohtë kishte ndikuar edhe në dy ditët e para të testimeve, duke i penguar skuderitë dhe pilotët që t’i kuptonin aftësitë e bolideve të reja, meqë nuk kishte kushte për testime të caktuara.

Është spekuluar se do të jepen ditë shtesë për provat në Montmelo, mirëpo vendimi duhet të jetë unanim ndërmjet skuadrave.

Dita e fundit zyrtare e seancave të para testuese është të enjten – që është edhe dita e katërt. Ndërsa nga e marta e ardhshme do të fillojnë seancat e dyta testuese që po ashtu zgjasin katër ditë.

Sezoni i sivjetmë i Formula 1 do të hapet më 25 mars në garën për Çmimin e Madh të Australisë që zhvillohet në Melbourne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test