Vettel më i shpejti

Formula 1

Vettel më i shpejti

Më: 6 mars 2018 Në ora: 21:26
Sebastian Vettel

Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel ka zhvilluar më shumë xhiro se kushdo tjetër me “SF71-H”, plot 168, për ta mbyllur ditën me kohën rekord prej 1 minutë, 20 sekonda dhe 396 të mijtat me goma të mesme, në testimet e bëra në prag të fillimit të Botërorit të Formulës 1.

Me vetëm dy të dhjetat më shumë, por me gomat e buta, pilotin e “kokëkuqes” e ka ndjekur finlandezi i Mercedesit, Bottas, ndërsa pas tyre renditet Verstappen me Red Bullin e tij. Kampioni i botës në fuqi, britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar vetëm kohën e katërt më të mirë, por jo me njëvendëshen e tij: këtë radhë duke u alternuar me kolegun finlandez. Surpriza e kësaj dite testimesh ka qenë vendi i pestë i kapur nga Gasly, me Toro Rosso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat