Dovizioso: Gara ka një tjetër ritëm

Formula 1

Dovizioso: Gara ka një tjetër ritëm

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:23
Andrea Dovizioso

Piloti Andrea Dovizioso, nënkampion bote në Moto GP, shpreson që edhe viti 2018 të jetë i mbushur me fitore e surpriza, në mënyrë që të duelojë sërish për titullin kampion. Kohët e dhëna në testet e fundit të zhvilluara në pistën e Losail, në Katar, e kanë mbushur me optimizëm pilotit italian të Ducati (u klasifikua i treti), që duket se edhe këtë vit do të jetë i shpejtë.

“Jam i kënaqur, pasi testet këtu shkuan më mirë se në Tajlandë. Motori ynë në pistën e Losail është i shpejtë dhe jemi më kompetitivë se një vit më parë. Megjithatë, gara ka një tjetër ritëm dhe mund të zhvillohet në kushte të tjera. Ne provuam gjithçka që kishim planifikuar dhe tani ia lëmë radhën garës”, tha Dovizioso, që pas 10 ditësh do të zhvillojë garën e parë sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat