Wolff: Jemi brenda pak të dhjetave...

Formula 1

Wolff: Jemi brenda pak të dhjetave...

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:58
Wolff

Derisa në pistën e Montmelo zhvillohen testet e fundit dimërore në Formula 1, të Mercedes punohet edhe në zyrë për të siguruar rinovimin e kontratës së Lewis Hamilton, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Shefi i makinës gjermane Toto Wolff, në një deklaratë për mediat tha: “Në këto momente, makina më e shpejtë në pistë është ajo Red Bull, por edhe Ferrari po shkon mirë. Gjithçka varet nga pesha e makinës, por shoh se jemi të gjithë pranë njëri-tjetrit për sa i përket kohëve, nuk ka shumë ndryshime. Ka të ngjarë që në fund të jemi brenda pak të dhjetave të gjitha makinat”, tha Wolff.

Më tej, duke folur për çështjen delikate të kontratës së pilotit britanik Lewis Hamilton, shefi i Mercedes, tha: “Po punojmë për të sistemuar gjërat. Kanë mbetur ende edhe pak detaje për t’u sqaruar, por të gjithë po përpiqemi që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt. Është edhe çështje për sa kohë do të jetë kontrata e re, pasi shtyrja e saj deri në vitin 2020 do të thotë 8 vite për Lewis te Mercedes. Shpresojmë që marrëveshja të përfundojë para garës së parë sezonale, në Australi”, deklaroi Toto Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat