Prizreni destinacioni i radhës për automobilistë

Formula 1

Prizreni destinacioni i radhës për automobilistë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:40
Ilustrim

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon sot me garën e disiplinës auto-sllallom që do të zhvillohet në Prizren.

Pas garës në drift që u mbajt të dielën e kaluar, dashamirët e auto sportit e kanë mundësinë që këtë fundjavë të shohin garuesit e disiplinës auto sllallom, po ashtu shumë atraktive.

Duke marrë parasysh traditën automobilizmit në Prizren dhe faktin që prizrenasit janë dashamirë të mëdhenj të këtij sporti, është e sigurt që gara do të përcillet nga numër i madh i shikuesve, ndërsa edhe numri i garuesve pritet të jetë i madh.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, fillimi zyrtar i garës është paraparë në orën 13:00, derisa përfundimi i saj diku rreth orës 16:00.

Gara organizohet nga Auto Klubi Prizreni D&G, ndërsa do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat