Rossi: Shpresoja të isha më i shpejtë - Bota Sot
Rossi: Shpresoja të isha më i shpejtë

Formula 1

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rossi: Shpresoja të isha më i shpejtë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:30
Valentino Rossi

Valentino Rossi u klasifikua në vendin e katërt në pistën e Austin, duke mos u ngjitur dot në podium. “Zgjedhja e gomave ishte ajo e duhura, pasi goma e mesme ishte më e përshtatshme me pistën dhe motorin Yamaha. Motori ynë nuk do të kishte qenë i shpejtë me gomën e fortë. Mund të them se ishte një fundjavë e mirë, por jam i zhgënjyer, pasi synoja podiumin. Por nuk e arrita dot Iannone, që ishte i aftë dhe i shpejtë. Shpresoja të isha më i shpejtë, por nuk isha”, tha piloti italiani.

Tashmë Botërori i Moto GP do të transferohet në Europë, në pista ku motori Yamaha pritet të jetë më i shpejtë. “Në Europa gjërat ndryshojnë. Pista e Jerez do të jetë e rëndësishme për ne. Kemi bërë shumë ndryshime në elektronikën, por ka ende punë për t’u bërë. Megjithatë, motori është kompetitiv. Vjet, kur erdhëm në Europë, në shumë pista vuajtëm dhe aty nisi dështimi, ndërsa këtë vit motori është më i shpejtë dhe presim më shumë”, u shpreh Valentino Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test