Shpejtësi e çmenduri, ja si Sharapova piloton një makinë garash

Formula 1

Shpejtësi e çmenduri, ja si Sharapova piloton një makinë garash

Më: 29 prill 2018 Në ora: 16:36
Pamje nga video

Pas eliminimit të shpejtë nga turneu i Shtutgardit, tenistja ruse Maria Sharapova është argëtuar duke pilotuar një makinë garash dhe si partner ka patur një ish-pilot të Formula 1, australianin Mark Webber. Dy personazhet sportive janë takuar ditën e premte dhe kanë pilotuar një makinë Porsche në pistën që ka në zotërim markë.

Sharapova është argëtuar pa masë, duke marrë udhëzime nga Webber se si të pilonte këtë makinë garash me një shpejatësi sa më të lartë të ishte e mundur. “Është gjithnjë diçka tërheqëse të shohësh se çfarë është në gjendje të bëjë një pilot profesionist me një makinë sportive shumë të shpejtë”, tha Sharapova.

Më tej, tenistja ruse tha: “Nuk pilotova keq dhe Mark u tregua një zotëri i vërtetë”, ndërkohë që edhe Mark Webber pilotoi makinën, duke u Arhëtuar nën shoqërinë e një sportiste bukuroshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat