Marquez: Vij në këtë garë pas paraqitjes së mirë dhe triumfit në Amerikë - Bota Sot
Marquez: Vij në këtë garë pas paraqitjes së mirë dhe triumfit në Amerikë

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Marquez: Vij në këtë garë pas paraqitjes së mirë dhe triumfit në Amerikë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 10:43
Marc Marquez

Botërori i MotoGP zbarkon në Europë këtë fundjavë, do të garohet në pistën spanjolle të Jerez, me shpresën që të vijojë momentin fantastik, pas triumfit dy javë më parë në Austin. Sukses që e ka afruar spanjollin me kreun e renditjes botërore me vetëm 1 pikë pas Andrea Dovizioso.

“Vij në këtë garë pas paraqitjes së mirë dhe triumfit në Amerikë. Tani nis një fazë e re e kampionatit, garojmë në Europë dhe aty do të shihet niveli i vërtetë i skuadrave dhe pilotëve. Pista e Jerez është e ngushtë, e avashtë dhe mjaft e bukur. Në Amerikë gjetën një kominim të mirë të motorit dhe gomave, gjë që duhet ta bëjmë edhe në Spanjë”, tha Marquez.

“Në mars kemi bërë teste të mira këtu dhe në këtë garë jemi mjaft optimist. Për më tepër që do të garoj para publikut tim dhe ky është një motivim i madh për mua, pasi e ndjej shumë atmosferën që krijohet. Do të punojmë fort për të fituar dhe korrur një rezultat fantastik. Mendoj se Dovizioso, ashtu si edhe vjet, do të jetë rivali im kryesor në këtë garë, gjë që konfirmohet edhe nga renditja aktuale e botërorit”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test