Marquez nuk ndalet - Bota Sot
Marquez nuk ndalet

Formula 1

E mërkurë, 17 tetor 2018

Marquez nuk ndalet

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:09
Marquez nuk ndalet

Piloti Marc Marquez me Honda-n fitoi garën e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, zhvilluar në pistën e La Mansh, suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes. Një triumf i merituar i Marquezit, që konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij. Andrea Dovizioso dhe Johann Zarco, që ishin favoritë për ta fituar këtë garë, u rrëzuan në gjysmën e parë të saj, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren spanjollit. Në podium bashkë me Marquez u ngjitën edhe italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) e Valentino Rossi (Yamaha). Falë këtij triumfi, Marquez shkon në kuotën e 95 pikëve, shkëputur 36 pikë nga Vinales, i dyti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test