Raikkonen përfundon në gjykatë, denoncohet për ngacmim seksual - Bota Sot
Raikkonen përfundon në gjykatë, denoncohet për ngacmim seksual

Formula 1

E hënë, 15 tetor 2018

Raikkonen përfundon në gjykatë, denoncohet për ngacmim seksual

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 21:17
Kimi Raikkonen

Telashet për pilotin finlandez të Ferrarit, Kimi Raikkonen nuk kanë të sosur. Dy ditë pasi ka denoncuar në polici një femër kanadeze për kërcënim dhe shantazh, sot ka ardhur replika nga ana e të akuzuarës. Cassandra Talula Dias-Greizis (emri i vajzës) ka replikuar, duke denoncuar në gjykatë për ngacmim seksual pilotin e “kokëkuqes”. Sipas saj, në një lokal në vitin 2016, Kimi Raikkonen i ka prekuar asaj gjoksin, gjatë një feste të organizuar pas garës së Çmimit të Madh të Kanadasë. “Nuk ka çmim për të paguar atë që më ka bërë”, ka thënë vajza.

Sipas mediave kanadeze, vajza që ka denonciar ish-kampionin e botës është gati për një betejë ligjore në gjykatë. “Ai është një personazh i njohur, pilot i Ferrarit, ka një indurstri që vlen miliarda nga pas, shumë avokatë. Nëse Kimi, mediat dhe avokatët e tij duan luftë, atëherë unë jam gati”, tha vajza, që e ka denoncuar pilotin, por nuk konfirmon apo hedh poshtë deklaratën e finlandezit se e ka kërcënuar, duke i kërkuar parà. “Dua ta zgjidh këtë çështje ballë për ballë me Kimin”, tha vajza, që sipas saj piloti ka qenë i pirë në lokal kur e ka prekur dhe kërkuar të bëjnë seks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test