Gafa në Montreal - Bota Sot
Gafa në Montreal

Formula 1

E hënë, 15 tetor 2018

Gafa në Montreal

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:54
Gafa në Montreal

Një gabim në momentin e komunikimit. Kështu e ka justifikuar drejtori i garave të Formula 1, Charlie Whiting incidentin që pak vetë e vunë re dje në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë. Modelja Winnie Harlow, e përzgjedhur për të valëvitur flamurin me katrorë që tregon fundin e garës, e ka bërë këtë gfjë një xhiro më herët, në të 69-ën nga 70 xhiro që zhvillohen në pistën e Montrealit. Në fund, edhe vetë modelja ka kërkuar ndjesë për gabimin përmes një mesazhi në “Twitter”, duke sqaruar se ka pritur momentin që t’i jepnin urdhër, që duket se është dhënë gabim.

Pavarësisht gafës, pilotët e kanë vijuar normalisht garën deri në xhiron e 70-të, por incidenti ka vënë jo pak në siklet organizatorët dhe drejtuesit e Formula 1. “Flamuri me katrorë u valëvit një xhiro më herët, për shkak të një gabimi në komunikim nga ana e zyrtarit që merret me statrin dhe finishin e garës. Kujdonte se ishte xhiro e fundit, ka kërkuar konfirmim dhe ia kanë dhënë. Por kush e dha atë urdhër, ka kujtuar se po konfirmonte që kjo ishte xhiro e fundit dhe jo fundi i garës. Këtu ka ndodhur keqkuptimi”, tha Whiting.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test