Lorenzo më i miri në Barcelonë - Bota Sot
Lorenzo më i miri në Barcelonë

Formula 1

Lorenzo më i miri në Barcelonë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:06
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Montemelo (Barcelonë). Ky është suksesi i dytë radhazi në kampionat për pilotin spanjoll, që përsërit rezultatin e dy javëve më parë, ku triumfoi edhe në Mugello. Sukses që ngjit Lorenzon në kuotën e 66 pikëve, po aq sa shoku i tij i skuadrës Andrea Doviziozo, që  u rrëzua, duke hedhur kandidaturën për titull. Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Honda, Marc Marquez, ndërsa i treti italiani i Yamaha, Valentino Rossi. Në krye të renditjes qëndron Marquez me 115 pikë, ndërsa Rossi është i dyti me 88 pikë e Vinales (Yamaha) i treti me 77 pikë. Gara e radhës e botërorit të MotoGP pas dy javësh mbahet në pistën holandeze të Assen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test