Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës - Bota Sot
Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës

Formula 1

E hënë, 19 nëntor 2018

Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 15:27
Marc Marquez

Marc Marquez me Honda fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Assen, duke thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët. Një triumf i vështirë por i merituar i pilotit spanjoll, në një garë spektakolare dhe me shumë rivaliteti, me e bukura e këtij sezoni, ku emri i fituesit ishte në dilemë deri në kthesën e fundit.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Alex Rins me Suzuki dhe në të tretin një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha. Pas tyre u klasifikuan dy pilotë italianë, me Andrea Dovizioso (Ducati) që la pas Valentino Rossin (Yamaha)]

Në renditjen e përgjithshme, Marquez ngjitet në kuotën e 140 pikëve, Rossi qëndron i dyti me 99 pikë e pas tij ndodhet Vinales me 93. Gara e radhës së Botërorit të Moto GP, pas dy javësh në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test