Vettel: Të fitojmë sa më shumë

Formula 1

Vettel: Të fitojmë sa më shumë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:41
Vettel: Të fitojmë sa më shumë

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, që kryeson me 146 pikë në renditjen e përgjithshme të Formula 1, një më shumë se Lewis Hamiltoni i Mercedesit, është i gatshëm për garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, që mbahet me 8 korrik. “Të gjithëve u takon të gabojnë në Formula 1, edhe rivalët tanë gabojnë. Duhet të jemi të durueshëm dhe të përfitojmë nga momentet. Duhet ta shfrytëzojmë këtë potencial dhe të fitojmë sa më shumë”, deklaroi Vettel në prag të garës së Çmimit të Madh të Britanisë, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Silverstone. Vettel synon fitore në Silverstone dhe ta thellojë edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat