Dështoi në Sliverstone

Formula 1

Dështoi në Sliverstone

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:26
Valteri Bottas

Piloti i Merecedes , Valteri Bottas në pak minuta e pa veten t’i shpëtonte suksesi në pistën e Silverstone dhe më pas një vend në pod, pas parakalimeve të Vettel, Hamilton dhe Raikonnen. Finlandezi në një intervistë të dhënë u mundua të shpjegonte arsyet e këtij dështimi, teksa vë theksin se fakti që nuk ndaloi në pit stop e penalizoi së tepërmi atë.

“Duhet të kisha ndaluar në momentin kur doli makina e sigurisë. Është e thjeshtë ta thuash tani diçka të tillë, por u mundova të qëndroja në pistë në mënyrë që të mos humbisja pozicionin. Kjo gjë na penalizoi dhe përfunduam në vend të katërt. Më duhet të them që zhvilluan pesë xhiro më tepër nga sa i kishim mundësitë”.

Për pilotin e Mercedes konsumimi i gomave ishte një tjetër faktor që ndikoi.

“Gjatë provave nuk do të kishim zhvilluar kurrë kaq shumë xhiro me të njëjtat goma, por unë besoja që mund të dilja. Besuam se ishte një vendim i drejtë, por për fat të keq rezultoi e kundërta. U mundova të jepja më të mirën për të qëndruar në vend të parë, gomat u konsumuan dhe situata u përkeqësua. Me vjen keq për këtë gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat