Provat e lira/ Vetttel e nis me vrull në Hungari - Bota Sot
Provat e lira/ Vetttel e nis me vrull në Hungari

Formula 1

E hënë, 12 nëntor 2018

Provat e lira/ Vetttel e nis me vrull në Hungari

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 08:07
Vetttel

Sebastian Vettel duket se ka lënë pas zhgënjimin e fundjavës së kaluar në Çmimin e Madh të Hockenhaimit dhe ka treguar sërish “dhëmbët”, në provat e lira të Hungarisë.

Piloti gjerman i Ferrarit vendosi kohën më të mirë 1’16”834, duke lënë pas dy makinat Red Bull, Verstappen dhe Ricciardo.

Kohën e katërt më të shpejtë e vendosi piloti tjetër i Ferrarit, finlandezi Kimi Raikkonen, ndërsa Hamilton dhe Bottas nuk menaxhuan si duhet gomat ultrasoft, duke u renditur vetëm në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Në garën e Gjermanisë, të dielën e kaluar ,Vettel doli nga pista, kur ishte duke kryesuar, duke i “dhuruar” triumfin Hamiltonit, që tashmë ka filluar shkëputjen në renditjen për pilotë.

Pikërisht për këtë arsye, gjermani e di mirë se nuk ka kohë për të humbur, ndaj duhet të fillojë rikuperimin, duke filluar që nga pista e Hungarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test