Dovizioso dominon në Brno

Formula 1

Dovizioso dominon në Brno

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:38
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso me Ducati triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Moto Gp, suksesi i dytë sezonal për pilotin italian, që la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo (i dyti) e kampionin e botës në fuqi Marc Marquez me Honda (i treti). Kjo treshe dhuroi spektakël gjatë gjithë kohës në pistën e Brno, duke dueluar për fitore deri në metrin e fundit, ndërkohë që i katërti u klasifikua Valentino Rossi me Yamaha, që me “fotofinish” fitoi duelin me Cal Crutchlow, i pesti. Për Dovizioso ky ështe triumfi i dytë sezonal pas atij në garën hapëse, sukses që erdhi në garën e tij nr.100 me motorin Ducati, fitorja e 10-të në karrierën e tij në MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat