Lorenzo më i mirë se Marquez

Formula 1

Lorenzo më i mirë se Marquez

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:05
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë në MotoGP, që u mbajt në pistën e Spielberg. Në fund të një gare emocionuese dhe me rivalitet, në një duel “rrotë më rrotë” mes Lorenzos dhe Marc Marquezit me Hondan. Të dy pilotët dhuruan emocione në fund të një dueli fantastik nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke lënë të hapur emrin e fundit. Në vendin e tretë u rendit Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër, që rezistoi deri në gjysmën e parë, pasi më tej nuk pati ritmin e dy të parëve dhe në fund u detyrua të kënaqet vetëm me një vend në podium. Sa i përket renditjes së përgjithshme të MotoGP, në krye të saj vijon të qëndrojë Marc Marquez, që tashmë e thellon në 59 pikë avantazhin me vendin e dytë, Valentino Rossin etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat