Marquez: Kam dhënë maksimumin në pistë - Bota Sot
Marquez: Kam dhënë maksimumin në pistë

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Marquez: Kam dhënë maksimumin në pistë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:09
Marquez: Kam dhënë maksimumin në pistë

Epërsi prej 59 pikësh që Marc Marquez ka karshi Valentino Rossit në renditjen e Botërorit të MotoGP e ngroh më shumë pilotin spanjoll se sa podiumet që ka arritur në dy garat e fundit. Kampioni i botës dhe kryesuesit i botërorit edhe pse ka dueluar me pilotët e Ducatit është mundur fillimisht nga Dovizioso e më pas nga Lorenzo, gjithnjë në kthesat e fundit. Në 5 garat e fundit, Marquez është ngjitur gjithnjë në podium.

“Kam dhënë maksimumin në pistë, por ndaj Ducatit ka qenë e vështirë, pasi është një motor shumë i shpejtë në pjesën e drejtë. Megjithatë, rezultatet e garave të fundit kanë qenë pozitive dhe jam i kënaqur me avantazhin që kam krijuar në Botëror, pasi më afron edhe më shumë me titullin kampion. Në fund të fundit, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi, pasi të duelosh me Ducatin është e vështirë”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test