Honda lejon pilotin e skuadrës rivale të provojë motorin e vitit 2019 - Bota Sot
Honda lejon pilotin e skuadrës rivale të provojë motorin e vitit 2019

Formula 1

E premte, 19 tetor 2018

Honda lejon pilotin e skuadrës rivale të provojë motorin e vitit 2019

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Botërorin e vitit 2019 në Moto GP, piloti spanjoll Jorge Lorenzo do të garojë me motorin Honda, duke divorcuar me Ducatin pas vetëm dy sezonesh. Për të bërë një njohje paraprake me motorin e ardhshëm, drejtuesit e Honda kanë vendosur që të lejojnë Lorenzo të provojë motorin që do të përdorë gjatë vitit 2019. Ndërkohë që, edhe Ducati nuk e ka penguar pilotin spanjoll të testojë motorin e ri.

Drejtori sportiv i Ducati konfirmon lajmin: “Nuk do ta pengojmë Jorge të provojë motorin e Honda, pasi do të jetë skuadra e tij e re. Ai do të jetë piloti ynë deri në fund të këtij viti, deri në garën e Valencia dhe më pas është i lirë të nisë aventurën e re. Natyrisht që do të respektojë disa pika të kontratës në lidhje me sponsorët, por do ta lëmë të lirë si në testet që do të kryhen në Valencia ashtu dhe në Jerez”.

Lorenzo me Ducati këtë sezon ka qenë rival i fortë me Marc Marquez me Honda, që duelon për titullin kampion. Megjithatë, Honda nuk e sheh këtë si pengesë për të lejuar Lorenzo të provojë motorin e së ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test