Vettel triumfon në Belgjikë dhe rihap Botërorin

Formula 1

Vettel triumfon në Belgjikë dhe rihap Botërorin

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:53
Vettel triumfon në Belgjikë dhe rihap Botërorin

Sebastian Vettel me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, një triumf i merituar i pilotit gjerman, që rihap betejën për titullin kampion. Një parakalim fantastik që piloti i “kokëkuqes” i bëri Lewis Hamilton në xhiron e parë vulosi këtë triumf, pasi Vettel e ruajti kryesimin e garës deri në fund, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Ndërsa Hamilton, që dje korri “pole” dhe sot u nis nga vija e parë, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull (i treti), që para fansave të tij nuk mund të bëjë më shumë se kaq.

Gara dhuroi emocione e spektakël vetëm në xhiron e parë, ku ndodhi një aksident në metrat e para dje ku Vettel parakaloi Hamilton, ndërsa pjesa e mbetur e saj ishte një monotoni me pak surpriza dhe parakalime. Një garë për t’u harruar për Kimi Raikkonen, që u tërhoq, ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri Valtteri Bottas, që u nis nga vija e fundit dhe u klasifikua i katërti. Mirë u paraqit në këtë garë edhe makina Force India, që u klasifikua vendet 5-6 me Perez e Ocon, ndërkohë që në “top-10” u renditën Grosejan e Magnussen me Haas, Gasly me Toro Rosso e Ericsson me Sauber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat