Dorëzohet - Bota Sot
Dorëzohet

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Dorëzohet

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:16
Max Verstappen

Piloti holandez Max Verstappen, pas vendit të tretë të arritur në garën e fundit të Formula 1 të zhvilluar në Belgjikë shpreson që një paraqitje të mirë të realizojë edhe këtë fundjavë, në garën e Italisë.

“Monza është një pistë e shpejtë, ndaj e bën atë argëtuese për pilotët edhe pse për Red Bull nuk është shumë e përshtatshme. Është një pistë e stilit të vjetër, ndaj është kënaqësi të pilotosh në të. E dimë që këtu fansat janë të gjithë me Ferrarin, por shpresojmë të bëjmë një garë të mirë dhe të gëzojmë fansat tanë”, u shpre Max Verstappen.

“Këtu ka disa pjesë mjaft interesante, që mund të ndikojnë në rezultatin e garës, sidomos në start, ndaj duhet kujdes. Të gjithë duan të fitojnë në këtë pistë, ndaj për ne do të jetë e vështirë. Por kemi nisur të mendojmë që tani për 2019-ën, duke integruar disa pjesë të rëndësishme të së ardhmes. Megjithatë, mendoj se Red Bull do të jetë në gjendje të duelojë për titull me Mercedes e Ferrari vetëm në vitin 2020, pasi në këto momente, këto dy skuadra janë një hap para nesh. Shpresoj që me motorin Honda vitin tjetër të jemi më të shpejtë”, tha Verstappen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test