Ferrari dominon provat në Monza, Mercedes mbetet prapa - Bota Sot
Ferrari dominon provat në Monza, Mercedes mbetet prapa

Formula 1

E hënë, 15 tetor 2018

Ferrari dominon provat në Monza, Mercedes mbetet prapa

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:54
Ferrari

Ferrari feston në shtëpinë e tij. “Kokëkuqja” italiane ishte dominuese në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Monzas në ndalesën e radhës në Botërorin e Formula 1.

Kimi Raikonen ishte ai që shkëlqeu më shumë në sesionin e tretë teksa arriti të shënojë kohën më të shpejtë 1 minutë 19 sekonda e 119 të mijtat, duke fituar edhe “pole position” dhe duke vendosur një rekord të ri të pistës. Në vendin e dytë u rendit ferraristi tjetër Sebastian Fettel me 161 të mijtat më shumë.

Nuk mundi dot Hamilton të shkojë më shumë se vendi i tretë, ndërkohë që piloti tjetër i Mercedes, Bottas u rendit i katërti.

Red Bull pati si rezultatin më të mirë vendin e pestë të Vershtapen, ndërsa Riçardo do të niset nga vendi i fundit pasi ndërroi njësinë e fuqisë së motorit të tij ashtu siç ndodhi dhe me Hulkenberg e Erikson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test