F1, Hamilton mposht Ferrarin në Itali. Raikkonen i dyti, Vettel i katërti - Bota Sot
F1, Hamilton mposht Ferrarin në Itali. Raikkonen i dyti, Vettel i katërti

Formula 1

E premte, 19 tetor 2018

F1, Hamilton mposht Ferrarin në Itali. Raikkonen i dyti, Vettel i katërti

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:48
Foto nga gara

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Italisë, duke mposhtur Ferrarin pikërisht në shtëpinë e makinës italiane.

Piloti britanik i Mercedesit triumfoi duke u nisur nga vendi i tretë, në një garë ku nuk shihej si favorit për shkak se vija e parë e nisjes ishte “pushtuar” nga makinat e kuqe. Por, në kthesat e para, Vettel u rrotullua në pistë pas një prekjeje pikërisht me britanikun, duke u detyruar që të rekuperonte nga vendi i 18.

Në fund, pilotët e Ferrarit përfunduan në vendin e dytë dhe të katërt, me Raikkonen në podium dhe Vettel që nuk arriti të ngjitej atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test