Canolli është fitues i garës në Kullë - Bota Sot
Canolli është fitues i garës në Kullë

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Canolli është fitues i garës në Kullë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:17
Bardhyl Canolli, në një garë

Bardhyl Canolli është fitues i garës në Kullë,e cila u poentua edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore.

Me kohën prej 03:11.782 minuta për të cilën e përshkoi shtegun e gjatë 5.7 kilometra, Canolli e fitoi këtë garë, ndërsa përveç kupës së fituesit, ai vuri edhe rekord të ri të shtegut.”Jam krenar për këtë rezultat, pasi bëhet fjalë për një garë të karakterit ndërkombëtar. Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por gjithçka shkoi mirë dhe në fund arrita fitore për të cilën sigurisht jam i lumtur. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur, ndërsa mesazhi i këtij suksesi është i qartë: Ne kemi potencial të arrijmë rezultate kulmore edhe në rrafshin ndërkombëtar. Besoj që në të ardhmen të kemi rezultate edhe më të mira, jo vetëm në vend,por edhe në shtigje tjera”, ka thënë Canolli, i cili me Radicall SR8 LM, duke llogaritur dy vozitjet pati kohë prej 06.24.718 minuta. Pas tij u rendit polaku Grzegorz Duda me Hyundai i20, i cili ishte më i ngadalshëm për 01.928 sekonda, ndërsa podiumi u plotësua me Liridon Kalenderin (Prizreni D&G), i cili me Mitsubishi Evo 9, u vonua për 13.55 sekonda.

Ndërkohë, Kalenderi ishte i pari në Divizionin 1 – Grupi N, duke u renditur para Gazmend Demollit dhe malazezit Vasilije Jaksic.

Në skuadrën menaxhuese ishin edhe zyrtarë të Federatës së Auto Sportit të Malit të Zi, të cilët kanë thënë fjalët më të mira për organizimin e garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test