Justifikohet - Bota Sot
Justifikohet

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Justifikohet

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:32
Vettel

Zhgënjimi te skuadra Ferrari nuk kalon pas garës së Monza. Dhe humbësi më i madh është pikërisht Sebastian Vettel, që pas aksidentit në xhiron e parë me Hamilton sheh se tashmë shanset për titullin kampion janë zvogëluar. Piloti gjerman i “kokëkuqes” ka 30 pikë më pas se britaniku i Mercedes. “U përpoqa ta parakaloj Kimin në start, por nuk ia dola mbanë. Aksidenti? Nuk kisha hapësirë, pasi Leëis nuk më la vend. Ai e kaloi pa shumë dëmtime, ndërsa unë nuk pata fat. Fat i keq”, tha Vettel.

“U përpoqa të jap gjithçka për skuadrën time, por vendi i katërt është një rezultat zhgënjyes, duke parë se niseshim nga vija e parë me të dyja makinat dhe synonim fitoren. Edhe Kimi nuk pati fat në xhirot e fundit, pasi gomat e tij u degraduan shpejt dhe nuk pati mundësi të duelonte me Leëis për fitore. Titulli? Mund të shkonte edhe më keq se kaq, pasi që në xhiron e parë isha i fundit. Ka akoma gara dhe gjithçka mund të ndodhë. Tani garojmë në Azi, janë pistat tona, ndaj duhet të fitojmë”, tha Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test