Mungon vetëm zyrtarizimi - Bota Sot
Mungon vetëm zyrtarizimi

Formula 1

E premte, 19 tetor 2018

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:19
Raikkonen

Mungon vetëm zyrtarizimi por tashmë është thuajse e kryer. Kimi Raikkonen nuk do të jetë më një pilot i Ferrarit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra italiane i ka komunikuar pilotit finlandez qëndrimin e saj që përpara garës së Çmimit të Madh të Italisë në Monza. Sipas drejtuesve të Ferrarit Raikkonen bën shumë pak për të mos aspak përpjekje për të ndihmuar shokun e skuadrës Vettel në garën me Hamilton për titullin Botëror për pilotë dhe kjo arsyeja kryesore që “Ice Man” nuk do t’i ofrohet rinovimi i marrëveshjes aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.

Siç ishte zbuluar nga mediat edhe më parë zëvendësuesi i Kimit te kokëkuqja do të jetë Charles Leclerc, piloti i talentuar i dalë nga akademia e Ferrarit, aktualisht pjesë Sauber Alfa Romeo, i cili ka arritur marrëveshjen me skuadrën italiane për një kontratë 2-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test