Ferrari largon pilotin

Formula 1

Ferrari largon pilotin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:31
Kimi Raikonen

Ferrari ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin e Kimi Raikonen. Finlandezi nuk do të jetë më pjesë e skuderisë italiane sezonin e ardhshëm. Përkrah Vetel, vitin e ardhsëm do të garojë i riu Sharl Leklerk.

“Gjatë këtyre viteve, Kimi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, si nga ana e pilotimit, ashtu edhe në aspektin njerezor. Ai do të mbetet gjithmonë në historinë e Ferrarit”, shkruhej në njoftimin e “divorcit” mes palëve. Pak më pas ka qenë Raikonen ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen e tij të re me skuderinë Sauber. Kjo e fundit, sezonin e ardhshëm do të ketë një bashkpunim me Alfa Romeon. Finlandezi ka qenë 2 herë pjesë e skuderisë së Ferrarit, në vitet 2007-2009 dhe 2014-2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat