Vettel: Ky është një sport skuadre

Formula 1

Vettel: Ky është një sport skuadre

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:17
Vettel: Ky është një sport skuadre

Edhe pse Sebastian Vettel ka 40 pikë disavantazh karshi Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme të Formula 1, piloti gjerman i Ferrarit beson se mund të duelojë deri në fund për titullin kampion. “Nuk heq dorë, pasi e kam treguar edhe më parë se mund të dueloj dhe fitoj titullin kampion. Kemi një makinë që është e barabartë me Mercedes, ndaj deri në fund mund të dueloj me Lewis”, tha Vettel.

“Gara e fundit në Singapor, ku u rendita i treti nuk na ndihmoi, por pavarësisht kësaj, mund të shpallem kampion bote. Ky është një sport skuadre, pavarësisht se në pistë pilotoj unë, por vendimet i marrim së bashku me skuadrën”, thotë Vettel, që shprehet se në këto momente një këshillë nga Michael Schumacher do ta ndihmonte.

“Nëse do të ishte mirë, duke parë përvojën e tij te Ferrari, do t’i kërkoja një këshillë. Një mendim në lidhje me punën jashtë piste, për punën brenda ekipit, rreth politikave të Formula 1. Një këshillë për atë që nuk shihet me sy, jo atë që ndodh në pistë”, u shpreh Vettel për “Bild”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat