Schumacher nuk ndalet

Formula 1

Schumacher nuk ndalet

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:36
Schumacher nuk ndalet

Mick Schumacher nuk ndalet më. Djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka triumfuar sërish sot në pistën austriake të Spielberg, suksesi i dytë brenda 24 orësh, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes së Botërorit të Formula 3. Më makinën Prema, piloti i ri gjerman fitoi edhe garën e dytë që u zhvillua në këtë pistë, duke e çuar në 43 pikë avantazhin me rivalin më të afërt, Daniel Ticktum.

Në garën e zhvilluar ditën e shtunë, Mick fitoi në një pistë të lagur për shkak të shiut, ndërsa sot bëri “bis” në një pistë të thatë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në kampionatin Euro-Formula 3. Edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë, Mick ruajti qetësinë dhe mbrojti kreun nga sulmet e shokëve të tij të skuadrës, Armstrong e Shwartzman, që u ngjitën në podium. Mick Schumacher ka rastin që të korrë edhe fitoren e tretë në këtë pistë, në garën e tretë që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat