Red Bull rikthen motorin e vjetër, pilotët penalizohen para garës së Rusisë - Bota Sot
Red Bull rikthen motorin e vjetër, pilotët penalizohen para garës së Rusisë

Formula 1

E premte, 19 tetor 2018

Red Bull rikthen motorin e vjetër, pilotët penalizohen para garës së Rusisë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:23
Red Bull

Red Bull ishte skuadra e vetme me motor Renault që ka provuar Spec C, “power unit” i ri i lejuar nga FIA, gjë të cilën e bëri në garën e Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Rezultati ishte i mirë, pasi max Verstappen u rendit i dyti, por piloti holandez kishte shumë vështirësi për të pilotuar njëvendëshen e tij. Për pasojë, drejtuesit e Red Bull kanë vendosur që në garën e Rusisë, që zhvillohet më 20 shtator në pistën e Sochi, të rikthejë motorin e vjetër Spec B, si në makinën e Verstappen ashtu dhe në atë të Ricciardo.

Një vendim ky që do të kushtojë shumë pilotëve të makinës austriake, pasi të dy pilotët e saj do të penalizohen për këtë ndryshim të motorit. “Arritëm të klasifikohemi në vendin e dytë edhe pse kishim shumë probleme. Ndaj rezultati në Singapor është i jashtëzakonshëm dhe konfirmon që kemi një makinë fantastike”, tha Verstappen. Inxhinierët besojnë se duke përdorur “power unit” e besueshëm Spec B do të jenë më të sigurtë në garën e Rusisë dhe të lënë mënjanë për momentin Spec C.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test