Sistem i ri kualifikimi në provat zyrtare për vitin 2019 - Bota Sot
Sistem i ri kualifikimi në provat zyrtare për vitin 2019

Formula 1

E premte, 19 tetor 2018

Sistem i ri kualifikimi në provat zyrtare për vitin 2019

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 15:01
Pamje nga një garë

Departamenti menaxherial i Formula 1 po mendon të aplikojë një sistem të ri kualifikimi të makinave gjatë provave zyrtare (ditën e shtunë), duke nisur nga viti 2019. Sipas “Autosport”, në mbledhjen e fundit të bordit strategjik është diskutuar një format i ri, me 4 sesione provash zyrtare, ku në çdo sesion do të eliminohen 4 makina. Pra, në sesionin e katërt dhe të fundit, do të qëndronin në pistë për “pole position” vetëm 8 makina dhe jo 10 siç ndodh aktualisht.

Sipas FIA-s, ky sistem i ri u pëlqen fansave të këtij sporti dhe do të ndërlikonte jo pak kualifikimin e pilotëve dhe mbi të gjitha do të rriste spektaklin në pistë. Ky është një propozim i hedhur në diskutim nga vetë pronarët e rinj të Formula 1, që duan ta aplikojnë që nga viti i ardhshëm.

“Ne kemi “hetuar” mes fansave dhe i kemi pyetur dhe ata na kanë dhënë këtë sugjerim. Një zgjidhje që do t’i kënaqte ata, pasi do të kishte më shumë spektakël në pistë. Gjithsesi, një ndryshim nuk është një gabim, pasi sjell një frymë të re edhe pse në fund do të jetë bordi drejtues ai që do të marrë vendimin përfundimtar”, tha Charlie Whiting, drejtori i garave të Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test