F1, Hamilton fiton në Japoni dhe përgatit festën; Dështon Ferrari: Vettel gabon, Raikkonen i pesti - Bota Sot
F1, Hamilton fiton në Japoni dhe përgatit festën; Dështon Ferrari: Vettel gabon, Raikkonen i pesti

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

F1, Hamilton fiton në Japoni dhe përgatit festën; Dështon Ferrari: Vettel gabon, Raikkonen i pesti

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:18
Piloti i Mercedesit Lewis Hamilton

Fitorja e nënte sezonale do e lejojë britanikun Lewis Hamilton që të prezantohet në Austin, në garën e ardhshme të Botërorit të Formula 1, me mundësinë matematike që të fitojë titullin kampion.

Piloti i Mercedesit i la pas të gjithë në pistën e Suzukës dhe ka përfituar nga dita e keqe e Sebastian Vettelit për të shkuar në +67 pikë në klasifikimin e pilotëve.

Gjermani i Ferrarit e nisi mirë garën duke rekuperuar disa pozicione, por në një tentativë parakalimi ndaj Max Verstappen gaboi në frenim dhe pati kontakt me holandezin, duke dëmtuar më shumë veten. Në fund, Vettel përfundoi garën i gjashti, direkt pas shokut të skuadrës, Kimi Raikkonen.

Në podiumin e Suzukës u ngjitën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull).

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test