Garuesit tanë në Gubbio të Italisë - Bota Sot
Garuesit tanë në Gubbio të Italisë

Formula 1

E diel, 21 tetor 2018

Garuesit tanë në Gubbio të Italisë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:54
Garuesit tanë në Gubbio të Italisë

Më 13 e 14 tetor në Gubbio të Italisë mbahet gara e madhe ndërkombëtare e automobilizmit. Në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojnë: Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi,  Gazmend Demolli dhe Besfort Bunjaku. FIA Hill Climb Masters është gati të shënojë edicionin e saj të tretë, në Itali pranë qytetit të vogël dhe madhështor mesjetar të Gubbios. Edicionet e para, në vitin 2014 në Dukatin e Madh të Luksemburgut dhe në vitin 2016 në Republikën Çeke, kanë bërë një përshtypje të madhe dhe kanë lënë kujtime të pashlyeshme për ata që morën pjesë. Megjithatë, ngjarja do të shkojë deri në një nivel tjetër midis 12 dhe 14 tetorit, pasi do të përmbysë rekorde të pjesëmarrjes. Garuesit tanë shprehen të vetëdijshëm për konkurrencën e fortë, por, megjithatë, shprehen optimistë për rezultate të mira, sidomos Canolli dhe Kalenderi. Bashkë me garuesit do të jenë edhe mekanikët: Valon Rexhepi, Shpëtim Jashari e Belkin Fazliu, ndërsa nga Federata e Auto Sportit e Kosovës janë: kryetari Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida, Enes Buqezi, Bujar Hyseni, Faton Hyseni dhe Gazmend Jonuzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test