Arrivabene: Vettel kampion me Ferrarin...

Formula 1

Arrivabene: Vettel kampion me Ferrarin...

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:04
Arrivabene: Vettel kampion me Ferrarin...

Drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizo Arrivabene, pranon se Sebastian Vettel nuk ka shumë shanse që të shpallet kampion në Formula 1 këtë sezon, por ai premton se shumë shpejt kjo gjë do të ndodhë. “Këtë vit titulli është bërë një “mision i pamundur”, pasi Hamilton ka një avantazh të madh. Por unë jam i sigurtë se herët a vonë, Sebastian do të shpallet kampion me Ferrarin”, u shpreh Arrivabene.

Duke folur për largimin e Kimi Raikkonen, shefi i “kokëkuqes” shton: “Është një profesionist dhe kemi vite që punojmë bashkë. Na pat kërkuar ta lajmërojmë kohë më përpara për të ardhmen dhe e respektuam kërkesën e tij. Ndaj në Monza komunikuam ardhjen e Leclerc, duke i dhënë mundësi një piloti të ri dhe të talentuar të rritet në krah të një kampioni si Vettel, duke e ndihmuar të shpallet kampion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat