Rossi: Pista australiane i përshtatet motorit tonë

Formula 1

Rossi: Pista australiane i përshtatet motorit tonë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:27
Rossi: Pista australiane i përshtatet motorit tonë

Valentino Rossi e pret me padurim garën e Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP, pasi për pilotin italian kjo është një pistë e dashur dhe ku ai arrin gjithnjë të paraqitet mirë. Pavarësisht problemeve që ka motori Yamaha, Rossi beson se në pistën e Philipp Island mund të bëjë një paraqitje të mirë. “Më pëlqen kjo pistë, jam gjithnjë i lumtur kur pilotoj aty. Këtu vjet bëra një garë të mirë, u rendita i dyti , ndërsa Vinales i treti. Pra, këtu mund të përshtatemi mirë dhe të synojmë sërish një rezultat pozitiv”, tha Rossi.

Por piloti italian i trembet kushteve atmosferike, pasi sipas tij mund të ndikojnë në rezultat. “Kjo është një pistë ndryshe nga të tjerët, por unë besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë. Nuk e mohoj që do të më pëlqente fitorja, do të ishte fantastike ta mbyllja sezonin me një fitore, pasi do të shërbente shumë për moral dhe si një karikim për 2019-ën. Pista australiane i përshtatet motorit tonë, ndaj besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë “, u shpreh Valentino Rossi, që këtë sezon nuk ka arritur ende asnjë fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat