Marquez nuk ndalet edhe pas titullit, “pole” në pistën e Phillip Island

Formula 1

Marquez nuk ndalet edhe pas titullit, “pole” në pistën e Phillip Island

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:54
Marc Marquez

Marc Marquez, një javë pasi fitoi titullin kampion bote në Moto GP, ka siguruar “pole position” edhe në pistën e Phillip Island, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë. Piloti spanjoll i Honda ishte më i shpejti në pistë, duke regjistruar kohën 1’29”199. Në vendin e dytë një tjetër pilot spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha, ndërkohë që vija e parë e nisjes kompletohet me Yamaha jo-zyrtare të francezit Johann Zarco.

Surpriza vija e dytë, me Iannone, Rins e Miller, që u trëeguan  të aftë të përfitojnë nga pista, e cila ishte herë e thatë e herë e lagur, për shkak të shiut që kishte rënë dhe disa pikave që nisën në momentin e fundit. I shtati u klasifikua Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha, ndërsa Andrea Dovizioso me Ducati u rendit në vendin e 10-të, me +1.3 sekonda më shumë se Marquez. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme pritet të ndikojnë edhe garën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat