Red Bull “me krahë” në Meksikë, Ricciardo “pole”, Hamilton e Vettel në vijën e dytë

Formula 1

Red Bull “me krahë” në Meksikë, Ricciardo “pole”, Hamilton e Vettel në vijën e dytë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:18
Lewis Hamilton

Dy pilotët e Red Bull do ta nisin garën e Çmimit të Madh të Meksikës nga vija e parë e startit, pasi dy pilotët e saj dhanë kohën më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Më i shpejti në pistë ishte australiani Daniel Ricciardo, që ndali kronometrin në 1’14”759, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, holandezin Max Verstappen. Një rezultat që pritej, pasi makina Red Bull ka qenë më e shpejta në pistë gjatë gjithë sesioneve të provave të lira, duke qenë pretendente edhe nesër në garë.

Në vijën e dytë të nisjes do të jenë dy pilotët pretendentë për titullin kampion, ku i treti u klasifikua britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton dhe pas tij ferraristi Sebastian Vettel. Të dy këta pilotë nuk arritën të mundin konkurrencën e Red Bull, duke mos qenë aq të shpejtë sa pritej. Më pas sërish çifti “Mercedes-Ferrari”, këtë herë mes dy pilotëve finlandezë, me Bottas që u rendit i pesti e pas tij Kimi Raikkonen. Në “top-10” më të mirët edhe Hulkenberg e Sainz me Renault, Leclerc e Ericsson me Sauber.

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Grosjean (Haas), Vandoorne (McLaren), Magnussen (Haas), Stroll e Sirotkin me Williams, ndërkohë që më i shpejti ishte Bottas me Mercedes, që befasoi me paraqitjen e tij. Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë u eliminuan Ocon (Foprce India), Alonso (McLaren), Perez (Force India), Hartley e Gasly me Toro Rosso. Më i shpejti në këtë sesion ishte Max Verstappen me Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat